Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania) në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju fton të bëheni pjesë e eventit online ‘Fostering New Partnerships and Driving the Future Together’ datë 2-3 Mars 2021.
EEN-Albania fton të gjitha sipërmarrjet që operojnë në sektorët: Ndërtim, Materiale Ndërtimi, Kimikate & Pajisje Elektrike, Plastike dhe Paketim, Produkte Kimike, Produkte letre, Mallrat e konsumatorit me lëvizje të shpejtë (FMCG), Ushqim & Pije, StartUp në TIK, Farmaceutikë, pajisje shëndetësore e mjekësore, të jenë pjesë e takimeve të ndërmjetësimit që do të zhvillohen në këtë event virtual.
Ky event organizohet nga EEN-Katar dhe Banka për Zhvillim në Katar (Qatar Development Bank) me bashkëorganizim të EEN-Albania dhe synon të bashkojë sipërmarrësit duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e partneriteteve me kompani ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në event është pa pagesë dhe afati i fundit për regjistrim është data 3 Mars 2021.
Për regjistrim dhe asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë kontaktoni në adresën e emailit  info@aida.gov.al