Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë një nga partnerët e Enterprise Europe Network – Albania (EEN-Albania) në kuadër të prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN, zhvilloi një takim në ambientet e biznesit 𝐀𝐥𝐛 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐭𝐢𝐜𝐨 𝐧ë 𝐕𝐥𝐨𝐫ë.
𝐀𝐥𝐛 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐭𝐢𝐜𝐨 është një fermë akuakulturë e themeluar në vitin 2013 me objekt veprimtarie kultivimin dhe tregtimin e peshkut të ujërave të kripura.
Ferma është e pozicionuar në gjirin e Raguzës, Karaburun dhe ka një kapacitet kultivimi prej 2.000 ton peshk.

Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë,  shpjeguan në detaje shërbimet e Rrejtit EEN dhe mënyrën sesi mund të identifikohen partnerë.