Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, një nga partnerët e EEN-Albania, në kuadër të prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi një vizitë në ambientet e biznesit Amarilto SHPK, në Lezhë.
Kompania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1992 dhe ka si aktivitet kryesor konservimin e ullirit duke përdorur një teknologji moderne.
Aktualisht kompania eksporton rreth 95% të prodhimit në tre shtete: Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi.
Kompania është në kërkim të vazhdueshëm dhe synon eksportin edhe në shtetet evropiane si Zvicra dhe Gjermania.
Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpjeguan sesi rrjeti EEN mund t’i përgjigjet nevojave të reja të kompanisë, duke përgatitur profilin dhe identifikuar partnerë ndërkombëtarë.