Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në kuadër të prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi një vizitë në ambientet e biznesit të kompanisë Ekoprod, në qytetin e Korçës.
Ekoprod është themeluar në vitin 2013, operon vetëm në tregun e huaj dhe ofron bimë medicinale me cilësi premium për importuesit dhe shpërndarësit në të gjithë botën.
Gjithashtu, kompania Ekoprod ka si aktivitet edhe grumbullimin e kërmijve, të cilët i eksporton në Evropë, kryesisht në Francë, ku edhe njihet si një ndër kompanitë më cilësore për tregtimin e kërmijve.