Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në kuadër të prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi një vizitë në ambientet e biznesit të kompanisë Herba Fructus Natyrore, në Elbasan.
Kompania është themeluar në vitin 1992 dhe ka si aktivitet grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve medicinale e aromatike, si edhe erëzave të ndryshme.
70% e produkteve të kompanisë eksportohen në Evropën Perëndimore, në vende si Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Zvicra, Greqia dhe 30% në SHBA.
Kompania është e pajisur me çertifikime të ndryshme, të cilat garantojnë cilësinë maksimale të produkteve organike.
Përpunimi i produkteve bëhet me teknologji dhe pajisje moderne, të cilat janë të çertifikuara sipas standarteve më të larta evropiane.