Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një vizitë pranë ambienteve të biznesit 𝐊𝐞𝐥𝐢 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚.
𝐊𝐞𝐥𝐢 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚 operon në treg që prej vitit 2013 në sektorin e prodhimit të duraluminit. Produktet kryesore që kompania prodhon janë: dyer dhe dritare plastike, dyer dhe dritare alumin termik, qepena alumini, grila taparel dhe grila persiane.
Në vitin 2019 subjekti ka përfituar nga Fondi i Konkurrueshmërisë i AIDA-s, të cilin e ka përdorur për konsulencë dhe certifikim ISO.
Përfitimi i grantit e ka ndihmuar biznesin të jetë më konkurrues në treg, duke rritur cilësinë e prodhimit dhe lidhjen e kontratave të reja për eksport.
U shpjegua se si rrjeti Enterprise Europe Network – Albania mund t’i përgjigjet nevojave të subjektit, për të bërë identifikimin e partnerëve të rinj ndërkombëtarë me qëllim eksportin.