AIDA në kuadër të monitorimit të fondeve, prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi takimin Door to Door në ambientet e biznesit F&L Shpk, në qytetin e Fierit.
Kompania F&L, është themeluar në vitin 2004 në qytetin e Fierit dhe operon në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të grilave e aksesorëve.
Në vitin 2019 ka përfituar nga Fondi i Konkurrueshmërisë i AIDA-s me një projekt aplikues për konsulencë dhe certifikim ISO.
Përfitimi i grantit shtoi prodhimin dhe shitjet. Përveç tregut shqiptar, certifikimet kanë ndihmuar kompaninë të vazhdojë eksportin, i cili është rritur vit pas viti, duke pasur shitje në Greqi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bullgari.
Përfaqësuesit e AIDA, shpjeguan në detaje shërbimet e Rrejtit EEN dhe mënyrën sesi mund të identifikohen partnerë. Palët u treguan shumë të interesuar për të qenë pjesë e rrjetit dhe gjithashtu për të qenë pjesë e panaireve të ndryshme në sektorin përkatës.