AIDA në kuadër të monitorimit të fondeve, prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi takimin Door to Door në ambientet e biznesit KITI Tekstil SHPK, në Tiranë
Kiti Tekstil është themeluar në vitin 2017 në Tiranë dhe operon në sektorin e tekstilit, konfeksioneve dhe veshjeve të punës.
Në vitin 2019, kompania ka përfituar nga Fondi i Konkurrueshmërisë i AIDA-s, të cilin e ka përdorur për implementin dhe certifikim ISO.
Përfitimi i grantit ka ndihmuar kompaninë të jetë më konkurruese në tregun vendas e të huaj, duke rritur cilësinë e prodhimit dhe vlerën e shtuar të punës.
Përfaqësuesit e kompanisë u njohën edhe me shërbimet dhe asistencën që ofron EEN-Albania për identifikimin dhe gjetjen e partnerëve ndërkombëtarë.