Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network- Albania (EEN-Albania) zhvilluan një vizitë pranë ambienteve të biznesit ‘𝐋𝐢𝐟𝐞 𝐨𝐧 𝐚 𝐁𝐨𝐚𝐭’.
𝐋𝐢𝐟𝐞 𝐨𝐧 𝐚 𝐁𝐨𝐚𝐭 është një biznes familjar që merret me prodhimin e mjeteve lundruese prej druri të të gjitha kapaciteteve dhe ofron për tregun vendas dhe të huaj, modele të ndryshme varkash.
Ndërlidhja e kuturës detare dhe traditës së ndërtimit të mjeteve lundruese është sjell në mënyre unike për të gjithë brezat sot.
Biznesi 𝐋𝐢𝐟𝐞 𝐨𝐧 𝐚 𝐁𝐨𝐚𝐭 menaxhohet nga Genta, një sipërmarrëse e re, por tashmë e njohur kudo si vajza që ndërton varka druri.
Në vitin 2019 nëpërmjet bashkëpunimit dhe suportit të AIDA-s dhe EEN-Albania, kompania arriti të krijojë kontakte të reja dhe marrëveshje partneriteti me kompani në shtetin e Malit të Zi.
Ju ftojmë të ndiqni video regjistrimin e mëposhtëm si një dëshmi suksesi drejt tregjeve të reja.