AIDA në kuadër të monitorimit të fondeve, prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi takimin 𝐃𝐨𝐨𝐫 𝐭𝐨 𝐃𝐨𝐨𝐫 𝐧ë 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐋𝐄𝐀 𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐧ë 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬.
Kompania është themeluar në vitin 2010 dhe ka si aktivitet import-eksportin e fruta perimeve.
Në vitin 2019, kompania ka përfituar nga Fondi i Konkurrueshmërisë i AIDA-s, të cilin e ka përdorur për konsulencë dhe certifikim ISO.
Ky certifikim e ka ndihmuar kompaninë të jetë më konkurruese në tregun ndërkombëtar, duke rritur besueshmërinë e produktit.
Përfaqësuesi i kompanisë z. Citozi, u shpreh se certifikimet kishin bërë të mundur rritjen e kërkesës nga partnerët ekzistues, si edhe rritjen e numrit të klientëve të rinj.
Aktualisht kompania eksportonte 90 % të prodhimit në tre shtete, Itali, Hungari dhe Slloveni.
Përfaqësuesit e AIDA,  shpjeguan në detaje shërbimet e Rrejtit EEN dhe mënyrën sesi mund të identifikohen partnerë.