AIDA në kuadër të monitorimit të fondeve, prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi takimin Door to Door në ambientet e biznesit 𝐍𝐚𝐭𝐲𝐫𝐚𝐥&𝐀𝐓𝐂, në Durrës.
𝐍𝐚𝐭𝐲𝐫𝐚𝐥&𝐀𝐓𝐂 është themeluar në vitin 1992 në Shkozet, Durrës.
Aktiviteti kryesor i 𝐍𝐚𝐭𝐲𝐫𝐚𝐥&𝐀𝐓𝐂 është tregtimi me shumicë dhe pakicë, grumbullimi, përpunimi i bimëve aromatiko-mjekësore, çajrave, erëzave dhe esencave.
Produket e kompanisë tregtohen në Shqipëri dhe Kosovë në supermarkete, bare restorante e farmaci.
Kompania eksporton bimë aromatiko – mjekësore dhe çajra në Amerikë, Japoni, Kinë, Hungari, Bullgari, Kosovë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në vitin 2019, kompania ka përfituar nga Fondi i Konkurrueshmërisë i AIDA-s, të cilin e ka përdorur për ambalazhim produktesh. Përfitimi i grantit ka rritur vlerën e shtuar të punës.
Përfaqësuesit e AIDA,  shpjeguan në detaje shërbimet e Rrejtit EEN dhe mënyrën sesi mund të identifikohen partnerë ndërkombëtarë.