Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network-Albania (EEN-Albania) zhvillojnë webinarin me temë: “E-commerce | Inovacion dhe zhvillim për bizneset”.
Ky takim online ka si qëllim të informojë sipërmarrjet shqiptare mbi përdorimin e platformave novatore e-commerce, që ndihmojnë bizneset të jenë më konkurruese dhe të përmirësojnë procesin e të bërit biznes në treg.
AIDA dhe EEN-Albania synojnë që nëpërmjet këtij webinari informues sipërmarrësit në Shqipëri të njihen me tregtinë elektronike, si dhe rrugën e prezantimit dhe forcimit të saj si pjesë e rëndësishme e strategjisë së rritjes së biznesit.
Fokusi do të jetë përçimi i informacioneve më thelbësore për tregtinë elektronike, mënyrat e ndryshme me të cilat kompanitë mund të përdorin tregtinë elektronike, si dhe gatishmëria e tyre për të pasur tregtinë elektronike si pjesë të biznesit.
Webinari do të zhvillohet në datë 9 mars 2021, ora 15:00, nëpërmjet platformës ZOOM.