Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Enterprise Europe Network – Albania organizuan webinarin me temë: 𝐒𝐢 𝐭ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐢𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣 | 𝐇𝐚𝐩𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧.
Lorina Salaj, eksperte e SME-ve pranë AIDA-s, gjatë prezantimit bëri një përshkrim të shkurtër të Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve, si rrjeti më i madh në botë në mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për të qenë pjesë e tregut ndërkombëtar dhe që targeton 17 sektorë kyç të veprimtarisë ekonomike.
Fokusi i webinarit ishte informimi i sipërmarrjeve vendase për hartimin e një profili biznesi, si hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm për të konkurruar në një treg më të hapur, europian dhe jo vetëm, për t’u përballur me sfidat dhe për të zgjeruar aktivitetin jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu, publikimi i profileve të biznesit në databazën e të dhënave të Rrjetit është një element kryesor dhe një mundësi shumë e mirë për krijimin e marrëveshjeve të suksesshme të partneritetit.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni video regjistrimin e webinarit: https://www.facebook.com/investinalbania/videos/283641586591049