“Rritja e pjesëmarrjes së SME-ve në programet e Bashkimit Europian, COSME dhe Horizont 2020, si dhe bashkëpunimi Qeveri-Akademi-Biznes” ishte tema e konferencës të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë & Sipërmarrjes, Ministria e Arsimit & Sportit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të investimeve (AIDA), Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor & Inovacionit (AKKSHI), dhe Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve- Albania (EEN-Albania), me mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike për Programet Europiane.

Në këtë konferencë, Znjsh. Migena Muslli, si përfaqësuese e AIDA-s, u ndal veçanërisht tek Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve dhe mundësia që ky rrjet u jep SME-ve për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer eksperiencat e tyre.

AIDA kryeson konsorciumin e Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve për Shqipërinë (EEN-Albania), i cili ka si qëllim të rrisë bashkëpunimin mes bizneseve, bashkëpunimin teknologjik dhe atë kërkimor, si dhe përfshirjen e institucioneve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal.