Në datat 29 shtator – 1 tetor u zhvillua konferenca vjetore e Rrjetit Enterprise Europe Network.
Këtë vit konferenca u zhvillua në formë hibride, online dhe fizikisht në Stuttgart, Gjermani dhe mblodhi së bashku partnerët e Rrjetit, përfaqësues nga institucionet evropiane dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të biznesit.
Disa nga temat që u zhvilluan gjatë konferencës EEN 2021 ishin: Qendrueshmëria, Digjitalizimi,  Ndërkombëtarizimi, Sinergjia me grupimet,  Ekonomia rrethore,  Aksesi në financë, Inovacioni, Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë.
Enterprise Europe Network është Rrjeti më i madh në botë që ofron shërbime pa pagesë për mbështetjen e Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për të qenë pjesë e tregut evropian e më gjerë.