AIDA zhvilloi ditën e sotme një sesion informues për bizneset e vogla dhe të mesme të qarkut të Beratit.
Në aktivitetin e përbashkët, ku u mblodhën aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të biznesit në Shqipëri, fokusi ishte mbështetja e biznesit vendas me asistencë teknike dhe financiare.
Z. Sokol Nano, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, prezantoi shërbimet e Agjencisë, të cilat bëjnë të mundur rritjen e konkurrueshmërisë, zgjerimin e tregut dhe zhvillimin më tej të bizneseve shqiptare.
Z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat, përshëndeti nismën dhe ftoi bizneset e qarkut të aplikojnë dhe përfitojnë nga mundësitë e shumta mbështetëse.
Znj. Frida Krifca, Drejtore e AZHBR, theksoi vëmendjen e veçantë të qeverisë në mbështetje të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme me investime në asete fizike për të gjeneruar ekonomi qarkulluese në mjedisin rural.
Znj. Adriola Hristic në emër të BERZH prezantoi nismat financiare të Bankës për zhvillimin e biznesit inovativ dhe të qëndrueshëm.
Bizneset e pranishme u informuan dhe asistuan gjithashtu se si të bëhen pjesë e Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve.
AIDA do të vazhdojë nismën e informimit të biznesit edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.